Ministri Hoti: Gabimet në ekspozitë prekin familjen time, narrativat për mbrojtje janë banale

Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka raportuar sot në Komisionin për të Drejtat e Njeriut lidhur me debatet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit “Masakrat e vitit 1998-1999”, duke thënë se disa nga gabimet e evidentuara e prekin drejtpërdrejt atë dhe familjen e tij.

Gjatë raportimit, Hoti theksoi se pasaktësitë në ekspozitë lidhen me ngjarje personale dhe familjare.

“Disa prej gabimeve të evidentuara në ekspozitë kanë të bëjnë me fshatin tim, rrjedhimisht me familjarët e mi të vrarë. Tjetra ka të bëjë me Dubravën, rrjedhimisht me babin tim,” deklaroi ai.


Ministri hodhi poshtë pretendimet për mbrojtje të ndonjë narrative, duke i cilësuar si të papranueshme.

“Tendenca me kriju narrativë që dikush po don me i mbrojtë këto ose me e mbrojtë më shkurtimisht babën tim prej meje është banale,” u shpreh Hoti.

Deklaratat e tij u bënë në kuadër të debatit të gjerë në komision për përmbajtjen e ekspozitës dhe përgjegjësitë institucionale, ndërsa diskutimet për këtë çështje po vazhdojnë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit