Çitaku i reagon Osmanit e Haxhiut: Për llogari të rrjeteve sociale po bëni beteja, kjo është tallje me qytetarët – hajgare koti

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke kritikuar ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe ish-presidenten Vjosa Osmani, për fokusin në debatet në rrjete sociale.

Sipas Çitakut, vëmendja duhet të përqendrohet te problemet reale me të cilat përballen qytetarët, si çmimet e larta, situata në sektorin energjetik, pagat dhe pensionet.

Postimi i plotë:

Pashë Zotin, a për llogari të Facebook-ut dhe Twitter-it po bëni beteja?

Kjo është tallje me qytetarët. Hajgare koti. Inate provinciale.

Po punë e madhe kush e ka Facebook-un.

Punë vërtetë e madhe janë çmimet e papërballueshme të gjërave më bazike. Punë vërtetë e madhe është mafia energjetike.

Punë vërtetë e madhe janë rrogat e ulëta, që i kanë sjellë punëtorët tanë në prag të varfërisë.

Pensionet poshtëruese, me të cilat nuk përballohen as ilaçet.

Këto janë hallet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit