Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton se në shkurt 2026, numri i vizitorëve në hotele ishte 56,644, me 32,228 vizitorë të huaj dhe 24,416 vendorë, duke shënuar një rritje prej 9.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Vizitorët e huaj u rritën me 16.1%, kryesisht nga Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicra.









