“Nëse Kurti fajësohet për gjithçka, atëherë qenka shumë i fortë!” – reagimi i ish-komandantit të UÇK-së

Ish-komnadanti i UÇK-së, Hafir Hoxha, ka reaguar ndaj kritikave të opozitës kundër kryeministrit Albin Kurti.

Përmes një postimi publik, Hoxha ironizoi akuzat e vazhdueshme ndaj Kurtit, duke thënë se nëse ai fajësohet për çdo zhvillim në Kosovë, atëherë “qenka shumë i fortë”. Ai kritikoi opozitën dhe disa analistë për, siç tha, mungesë faktesh dhe alternativash konkrete.

Hoxha theksoi se demokracia nuk mbahet me akuza të pabazuara, por me përgjegjësi, argumente dhe zgjidhje reale, duke shtuar se nëse një individ ka kaq ndikim, atëherë problemi qëndron edhe te dobësia e opozitës dhe funksionimi i sistemit.

Postimi i plotë:

NËSE PËR KREJT ÇKA PO NDODHË NË KOSOVË PO AKUZOHET ALBIN KURTI, ATËHERË UNË I THEM I LUMTË VLLA SE QENKA SHUMË I FORTË!

KËTA TJERËT KANË MBET VETËM ME U ANKUE!

Sot në Kosovë, një pjesë e madhe e politikanëve dhe analistëve e kanë gjetur zgjidhjen më të lehtë: fajësoje Albin Kurti për gjithçka.

Ai po e shkatërron ekonominë.

Ai po i prish marrëdhëniet me Serbinë me Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai po manipulon qytetarët.

Ai po kontrollon gjithçka.

Mirë… po ku janë faktet? Ku janë dëshmitë? Ku janë zgjidhjet?

Nëse një njeri i vetëm paska kaq fuqi sa të ndikojë çdo gjë në shtet, atëherë problemi nuk është vetëm te ai — por edhe te një opozitë e dobët dhe një sistem që nuk funksionon si duhet.

Nëse përnime ju ka blloku ju ka mundë të gjithëve bashkë që ankoheni në të atëherë s’kam çka të them pos mirë jau bën!!!

Nëse është e vërtetë, atëherë, si po lejoni me pru punën gjithçka me u varë vetëm prej një individi?

Demokracia nuk mbahet me akuza boshe.

Ajo mbahet me përgjegjësi, argument dhe alternativa reale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit