Një rast i rëndë ka ndodhur sot paradite, ku një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri.
Ngjarja është raportuar më 7 prill 2026 rreth orës 11:20, kur Policia ka pranuar informatë për një rast të dyshuar të vetëvrasjes.
Njësia policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa sipas konfirmimit nga ekipi emergjent, personi i gjetur në lokacion ka qenë pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes, është gjetur edhe arma që dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.
Viktima është identifikuar si Islam Kajtazi, rreth 92 vjeç.









