OVL-UÇK mbështet studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për të drejtën e gjuhës amtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shprehur mbështetje të plotë për studentët shqiptarë që po protestojnë në Maqedonia e Veriut, duke theksuar se përdorimi i gjuhës amtare është një e drejtë e panegociueshme.

Në reagimin e saj, OVL-UÇK ka bërë të ditur se qëndron fuqishëm pas kërkesave të studentëve për mbrojtjen e kësaj të drejte, duke theksuar se përdorimi i ligjshëm i gjuhës amtare nuk duhet të varet nga vullneti i qeverive.

“Kur një shtet refuzon të zbatojë garancitë ligjore të vendosura, dështimi shkon përtej procedurës. Një mosveprim i tillë sulmon drejtpërdrejt dinjitetin njerëzor, bashkë me paqen e brishtë që ai shtet pretendon se e mbron. Historikisht, shqiptarët nuk e kanë shtypur kurrë gjuhën e popullsive fqinje. Nuk kërkojmë të fshijmë identitetin e asnjë kombi, as të poshtërojmë bashkësitë që jetojnë pranë nesh. Megjithatë, gjuha jonë vazhdon të përballet me kufizime dhe status dytësor, në territore që janë historikisht shqiptare”, thuhet në reagim.

Sipas organizatës, mundësia për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën amtare përbën një detyrim minimal për autoritetet maqedonase dhe përfaqësuesit politikë shqiptarë në atë vend.

“Këta të rinj kanë të drejtë që rezistojnë dhe meritojnë mbështetje të pakushtëzuar, jo zëra kujdesi e maturie. Dinjiteti shqiptar as nuk do të administrohet e as nuk do të zhduket”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit