Sonte nga ora 20:45 gjithë sytë e shqiptarëve do të jenë kah stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kosova zhvillon ndeshjen më të rëndësishme në histori të futbollit, luan ndeshjen kundër Turqisë, e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror këtë vit.
“Dardanët” sonte për herë të parë mund të siguroj kualifikimin për herë të parë në një Kupë të Botës.
Në lidhje me këtë ndeshje historike, media ka marrë parashikime të rezultatit nga personalitete të ndryshme nga sporti dhe politika. Më poshtë i keni parashikimet që i kanë bërë:
Artan Behrami, deputet i PDK-së | Kosova 2:1 Turqia
Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së | Kosova 2:1 Turqia
Arsim Kabashi – President i KF Ballkanit: “Uroj me zemër e shpirt qe të fitojmë sot, ndeshje më të madhe për
Kosovën kurrë s’do të ketë. Besoj që do të fitojmë 2-0”
Liridon Leci, ish-futbollist, trajner dhe analist | Kosova 1:1 Turqi, fitojmë në penallti
Halil Matoshi, analist dhe gazetar: “Kombëtarja e Kosovës është më e motivuar se ajo turke, sepse kombëtarja kosovare shkruan historinë e një toke të djegur e të rilindur nga hiri si Phoenix-i. Mrekullitë ndodhin. Kosova e ka një Vedat Muriqi më të mirë se Arda Güler në La Liga, me 18 gola, i dyti pas Mbapes. Mendoj se Muriqi shenon, poashtu edhe Asllani. Kosova fiton me dy gola diferencë.”
Blerim Latifi, analist dhe profesor: “Nuk mund të bëj parashikim profesional dhe objektiv, për arsye se dëshira ime është të korrim fitore dhe nga perspektiva e dëshirës time unë them se do të fitojmë”
Burim Ramadani, ekspert i sigurisë dhe zyrtar i AAK-së: “Mendoj se do të jetë ndeshje me shumë gola. Ndeshje dramatike dhe me kthim të rezultatit. Besoj që Kosova jonë do të fitojë 3:2”.
Arlind Sadiku, gazetar | Kosova 3:2 Turqia.
Agim Shahini – kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) | Kosova 2:1 Turqi.









