Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka shprehur mbështetjen e saj për Kombëtaren e Kosovës para ndeshjes kundër Turqisë.
Përmes një postimi në X, Ziv ka uruar Dardanët që puna dhe përkushtimi i tyre të shkëlqejnë sonte në fushë.
“Shpresoj që puna juaj në grup, përkushtimi dhe shpirti juaj të shkëlqejnë në fushë. I gjithë po brohoret për ju”, ka shkruar ajo.









