“Fundi i lojës për hajnat” – Halil Geci paralajmëron goditje të forta

Veprimtari Halil Geci ka reaguar pas miratimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, duke e cilësuar si “fund të pandëshkueshmërisë” dhe fillim të “epokës së llogaridhënies”.

Ai thotë se rikthimi i Byrosë për konfiskimin e pasurisë është hap vendimtar në forcimin e sundimit të ligjit dhe se çdo pasuri duhet të ketë burim të ligjshëm, përndryshe do të konfiskohet.

Postimi i plotë:

FUNDI I LOJËS PËR HAJNAT – KOHA E LLOGARIDHËNIES KA ARDHUR!

E zezdita po afrohet – kuku për ata që e zhvaten popullin! Edhe hajna, edhe të pafytyrë.

“Kjo dëshmon funksionimin e shtetit ligjor. Republika e Kosovës është në rrugë të mbarë drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, duke forcuar rendin juridik, sundimin e ligjit dhe institucionet demokratike.”

Opozita sot nuk ka hall tjetër përveçse si të arsyetojë pasuritë multimilionëshe të fituara në mënyrë të dyshimtë nga xhepi i qytetarëve. Zhurma, piskamat, bojkotet dhe tentativat për bllokim institucional nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje të dëshpëruara për t’i shpëtuar drejtësisë dhe për të mjegulluar të vërtetën.

Institucionet e Republikës së Kosovës kanë ndërmarrë një hap vendimtar: rikthimin e Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Kjo shënon fillimin e një beteje të drejtpërdrejtë mes ligjit dhe atyre që për vite me radhë kanë përfituar në kurriz të shtetit.

Ky mekanizëm civil nuk lë më hapësirë për justifikime boshe – çdo pasuri duhet të ketë burim të ligjshëm. Kush nuk mund ta dëshmojë, do të përballet me pasojat. Barrierat e vjetra juridike e politike po bien një nga një.

Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund. Tani fillon epoka e përgjegjësisë – dhe për hajnat, kjo është dita që e kanë frikësuar më së shumti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit