Hysni Gucati feston ditëlindjen, sot i priu protestës në mbrojtje të vlerave të Iuftës – pasi iu përkeqësua gjendja përfundoi në Emergjencë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, sot feston ditëlindjen e tij, ndërsa dita për të u shënua edhe me një incident gjatë protestës kundër ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”.

Gucati, ish-ushtar i UÇK-së i cili ka kaluar rreth 30 operacione si pasojë e plagëve të marra gjatë luftës, mori pjesë në protestën e organizuar kundër ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”.

Sipas tij, gjatë protestës një polic i papërgjegjshëm e ka shtyrë, duke i shkaktuar dhimbje në këmbën e djathtë, e cila është e lënduar prej kohësh.

Pas incidentit, Gucati nuk është ndjerë mirë dhe ka përfunduar në Emergjencë, ku ka qëndruar rreth katër orë nën kujdesin e mjekëve.

Ai deklaroi se shtyrja nga polici ka ndodhur në dorën e djatht dhe pikërisht në këmbën e djathtë, për të cilën ka kryer shumë ndërhyrje kirurgjikale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit