Vjedhja e 1 milion eurove në Prishtinë – arrestohet i dyshuari për 9 kg ari, i sekuestrohet BMW-ja dhe një diamant

Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, në kuadër të hetimeve intensive, ka ndaluar një (1) person me inicialet XH.V., për një periudhë prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.


Sipas dyshimeve fillestare, në argjendarinë ‘’G…..’’, janë vjedhur rreth 9 kilogramë ari, në vlerë prej 1.000.000.00 (një milionë) euro.

Gjatë bastisjes në banesën e të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një (1) armë pa leje, si dhe një (1) diamant, me urdhër të prokurorit të shtetit.

“Po ashtu, ndaj pasurisë së të pandehurit, përkatësisht një veturë të tipit BMW X6 dhe një banesë në lagjen Tophane, në vlerë rreth 110.000 euro, do të lëshohet urdhër i përkohshëm ndalimi, si dhe do të parashtrohen kërkesa për urdhër ndalues përfundimtar lidhur me pasurinë e sekuestruar”, thuhet në komunikate.

Në njoftim bëhet me dije se Prokurori i shtetit, brenda afatit ligjor, do të paraqesë në gjykatën kompetente kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit