Nasim Haradinaj: Salih Zyba ka përgjak vetë policë dikur

Nasim Haradinaj ka dalë në mbrojtje të deklaratës së Daut Haradinajt, i cili tha se situata natën e 6 tetorit, kur Kuvendi votoi ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale, mund të kishte përfunduar me gjakderdhje.

“Ka mujt me eskalu qysh ka thonë Dauti, ka pas njerëz të gatshëm për sakrificë”, ka thënë Nasim Haradinaj.

Ai ka reaguar edhe ndaj deputetit të Vetëvendosjes, Salih Zyba, i cili kërkoi veprimin e Prokurorisë pas deklaratave të Daut Haradinajt.

“Ai Salih Zyba ka përgjak policë e ka bo vetë, është një prej atyne që ka bo vetë asi. Salih Zyba i ka bo në veprim”, deklaroi Nasim Haradinaj.

Daut Haradinaj kishte deklaruar në emisionin “Rubikon” se kryeministri Albin Kurti kishte pasur frikë nga ajo që mund të ndodhte nëse ndryshimet në ligj nuk do të miratoheshin atë natë. Sipas tij, protestuesit ishin të gatshëm të mos lejonin deputetët të largoheshin nga Kuvendi pa u votuar ligji.

Pas kësaj deklarate, Salih Zyba kërkoi që Prokuroria t’i trajtojë informacionet e përmendura nga Haradinaj, duke ngritur edhe pyetjen nëse rrëfimi i tij i detajuar ishte pjesë e ndonjë plani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit