Përleshje mes kunatave në Zubin Potok, ndërhyn policia

Një incident fizik mes dy grave ka ndodhur pasditen e së hënës në fshatin Mala Jabuka të Zubin Potokut, duke përfunduar me ndërhyrjen e policisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, pasi dy gratë – të afërta mes vete (kunata) – janë takuar në rrugë dhe pas një fjalosjeje verbale, situata ka eskaluar në përleshje fizike.

Si pasojë e konfliktit, viktima M.B. rreth 58 vjeç ka pësuar lëndime të lehta trupore, konkretisht gërvishtje në fytyrë, për çka ka kërkuar trajtim mjekësor në QKMF Zubin Potok.

E dyshuara F.B. rreth 45 vjeç është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar lidhur me rastin.


Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa pas intervistimit, të dyja palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti mbetet në trajtim të mëtejmë nga organet kompetente.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit