spot_img
spot_img
Tuesday, March 17, 2026
spot_img
spot_img

Rrëmbimi nga…? Artan Hoxha: Remzi Hoxha u torturua për vdekje, kufoma nuk u gjet kurrë

Gazetari Artan Hoxha ka folur për historinë e Remzi Hoxhës që u rrëmbye nga vendi i tij i punës në Tiranë nga tre makina pa targa zyrtare në vitin 1995. Hoxha, në një intervistë për “Opinion”, tha se rrëmbimi ishte planifikuar me detaje, pasi pas marrjes në Tiranë, u bë një ndërrim makinash në Kamëz, për të humbur gjurmët, përpara se një njësi tjetër ta transportonte atë në një nga bazat sekrete të SHIK-ut në zonën e Kune-Vainit në Lezhë.

Hoxha shtoi se paralelisht, në kuadër të të njëjtit operacion, në Sarandë u rrëmbye Ziso Kristopulli, në atë kohë kryetar i Partisë Socialiste në Ksamil. Për të lidhur dy personat që nuk kishin asnjë lidhje me njëri-tjetrin, shërbimi kishte përdorur një person të tretë, një shqiptar nga Kosova i paraqitur me identitetin e rremë të një gazetari kroato-austriak, Armando Diter Meçaj. Sipas Hoxhës, ky i fundit shërbeu si ura lidhëse në skenarin e ndërtuar nga SHIK, duke takuar Kristopullin në jug dhe duke u paraqitur si bashkëpunëtor i Hoxhës në Tiranë.

Hoxha theksoi se në bazën e Kune-Vainit, Remzi Hoxha iu nënshtrua torturave brutale për t’i nxjerrë informacion. Sipas dëshmive, ai rezistoi, por nuk mundi t’u mbijetonte dhunës së ushtruar, duke ndërruar jetë gjatë marrjes në pyetje. Gazetari shtoi se vdekja e tij e papritur krijoi një problem të madh për autorët, të cilët nuk kishin parashikuar eliminimin e tij fizik, por thyerjen dhe marrjen e informacionit. Hoxha tha se pas vdekjes, u vendos zhdukja e trupit të tij, i cili nuk është gjetur ende sot e kësaj dite.

Pjesë nga intervista:

-Kjo zhdukja e Remzi Hoxhës është një krim shtetëror?

Artan Hoxha: Po. Dhe kjo e bëri të vështirë për një kohë shumë të gjatë ëh zbulimin e, së pari njëherë çfarë kishte ndodhur. Pra është një nga ato ngjarje që qëndroi për një kohë të gjatë pa informacion. Dhe kini parasysh që familja e Remzi Hoxhës kishte goxha njohje në elitën politike të vendit në atë kohë dhe ka shkuar deri tek familja e ëh kryeministrit, pastaj presidentit, duke kërkuar informacion përse çfarë kishte ndodhur me njeriun e tyre. Dhe kjo, përfshirja, sepse në në ëh, në momentet e para nuk dihej që ishte i përfshirë shteti. Dhe kjo e bëri ngjarjen më enigmatike dhe për këtë arsye u përmbyll. Në fakt. Ëh, patjetër ishte një operacion i Shërbimit Sekret shqiptar të asaj kohe, sepse patjetër që e kam pasur dhe një kombinacion shumë interesant ajo si ngjarje. Pra ëh, fillimisht u rrëmbye në 21 tetor. Nuk u rrëmbye, u mor. Sepse nuk u, nuk pati asnjë ndihmë, asnjë… i shkuan tre makina te qendra te tij e punës. Tre makinat nuk kishin targa zyrtare. Ai kishte një biznes të vogël që po bënte punë ndërtimi te stacioni i trenit. I shkuan atje, e morën, pa lënë asnjë lloj informacioni kush e mori, pse e mori, se nuk dihej, ishte policia, apo kush njësi e mori. Dhe mbasi e morën nga aty, e kanë çuar në Kamëz. Në Kamëz është bërë ndërrimi i makinave. Dhe nga Kamza, ëh, është një tjetër njësi që e ka çuar deri në bazën e Shërbimit Informativ të asaj kohe në ëh, në në Kune-Vain të Lezhës. Ke parasysh që është, sa kalon atë kompleksin, godina është. Është çuar aty. Ëh, bashkë me të, pra, por operacioni ishte bërë përpara, në Sarandë ishte marrë Ziso Kristopulli, kryetari i Partisë Socialiste të Ksamilit.

-Po jo për të njëjtën çështje.

Artan Hoxha: Për të njëjtën çështje. Për të njëjtën çështje. Dhe ëh, po për këtë gjë, para tyre, para këtyre ishte marrë një shtetas tjetër shqiptar i Kosovës, i cili ishte paraqitur me identitetin Armando Diter Meçaj, si gazetar kroato-austriak, i cili ishte i vetmi njeri që i bënte lidhjen midis Ziso Kristopullit, që ishte në jug të Shqipërisë, dhe të Remzi Hoxhës, i cili ishte një shqiptar nga Kaçaniku, por paraqitej në atë kohë, edhe media kështu e ka paraqitur deri vonë si biznesmen. Në fakt ai nuk është marrë për çështje biznesi. Dhe Armando Diter Meçaj është njeriu që kishte shkuar në Ksamil, kishte takuar Ziso Kristopullin, kishte ndenjur me Ziso Kristopullin dhe ndërkohë në Tiranë ishte paraqitur si një shqiptar i Kosovës, i arratisur nga burgu i Suboticës në Serbi, dhe që ishte veprimtar dhe luftëtar në mbështetje të kauzës së Kosovës. Dhe meqënëse detyra e Remzi Hoxhës në Tiranë ka qenë që të grumbullonte mjete logjistike për lëvizjen në Kosovë, po ashtu të priste dhe të përcillte pjesëtarë të lëvizjes, persona që kishin probleme me agjencitë e zbatimit të ligjit, pra që ishin në kërkim nga shërbimet sekrete serbe, por edhe që s’duhej të zbuloheshin në Shqipëri sepse frika ishte që dora e zgjatur e shërbimeve serbe operonte dhe në territorin shqiptar. Pra ky ishte njeriu që i lidhte të dy personat. Të dy rrëmbehen, çohen në bazën e Kune-Vainit, ëh, torturohen. Remzi Hoxha është torturuar.

– Për çfarë i ndaluan?

Artan Hoxha: Është ndaluar si person i dyshuar për aktivitete terroriste dhe kryesisht i dyshuar për atentatin ndaj presidentit të Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov, dhe po ashtu, për aktivitete të tjera në territorin e Shqipërisë si i dyshuar apo si i infiltruar nga shërbimet sekrete serbe. Pra kjo ka qenë pse e mori, e mori shërbimi shqiptar. Pse e morën dhe Zison? Ziso ishte shqiptar minoritar dhe plotësonte kuadrin. Ishte dhe i Partisë Socialiste. Asnjë lidhje me njëri tjetrin. Asnjë, zero. Ishte dhe i Partisë Socialiste dhe ndërkohë duke qenë minoritar thoshin që është dhe i shërbimeve sekrete greke. Dhe kuadri plotësohej, një operacion, shërbime sekrete serbe dhe greke në territorin e Republikës së Shqipërisë. Kini parasysh është ’95-a, jemi pas ngjarjes së Peshkëpisë. Pas ngjarjes së katërve në ’94-ën. 3 tetor të vitit 1995 në Shkup ku ai gati humbi jetën. Po pati një dëmtim shumë të rëndë. I ngeli shenjë në fytyrë për gjithë jetën. Pra, por kishim dhe këtë situatë në Shqipëri. Në jug kishim veprimtarinë, ngjarjen me masakrën e Peshkëpisë, me të pestët, pra, incidentin me të pestët, në veri ishte kjo pjesa tjetër. Çfarë ndodhi më me të, që të mos zgjatemi me detajet e tjera. Ai është torturuar, konkretisht me torturimin e tij është marrë i ndjeri Budjon Meçe, se ka ndërruar jetë dhe ëh, operacionin për rrëmbimin e tij e ka drejtuar tjetër kush në Tiranë. Është marrë direkt në punën operative Ilir Kumbaro, i cili vazhdon të kërkohet në Britaninë e Madhe dhe sot e kësaj dite, pra mbas 30 vitesh nga kjo, nga kjo ngjarje. Ai ka vdekur gjatë torturave në, në bazën e SHIK-ut në, në Kune-Vain. Si rezultat i kësaj…

-Kush e konfirmoi vdekjen e tij?

Artan Hoxha: E konfirmonte personi tjetër, sepse ai e kishte parë aty. Ishte Ziso Kristopulli, ai e dëgjoi se çfarë ndodhi me të. Po patjetër që i ndërroi jetë. Dhe kjo, kjo i ngeli, kjo gjë e tronditi dhe shërbimin që ishte marrë me atë punë dhe meqënëse ky u ngeli në dorë se ata nuk ishin nisur për ta vrarë, se mund ta vrisnin kudo, por e kanë marrë për ta, për ta thyer dhe për të marrë informacion. Ai ka rezistuar sa ka mundur, por për shkak të torturave të ashpra që janë ushtruar ndaj tij, ka humbur jetën. Çfarë ndodhi më mbrapa, se këtu është problemi i madh i shtetit shqiptar dhe që ne e kemi një peng të madh se emrin e Remzi Hoxhës e mbajnë rrugët dhe në Ferizaj dhe në Kaçanik dhe në Shkup. Pra ky është hero në mbarë hapësirën shqiptare. Kufoma e tij zhduket. Ziso Kristopulli lirohet dhe Ziso Kristopulli ishte i pari që e dha lajmin tek Gazeta “Koha Jonë” atëherë. Tani, për një kohë të gjatë nuk kishte informacion dhe nuk e lidhnin dot që këtë punë e ka bërë Shërbimi Informativ. Si e ka gjetur prokuroria vite më vonë? E gjeti duke kërkuar dietat, pra duke gjetur dietat që kishin marrë punonjësit e Shërbimit Informativ që kishin shkuar nga Tirana në Sarandë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit