Rama premton 2,500 euro shtesë për çdo polic në front: Shteti do ta fitojë këtë betejë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka premtuar rritje të konsiderueshme të pagave për efektivët e Policisë së Shtetit nga 1 janari, në kuadër të buxhetit të ri.

Gjatë një konference për mediat me forcat e Policisë së Shtetit, Rama pranoi se pagat e punonjësve të policisë nuk janë rritur në masën e duhur ndër vite. Ai theksoi se qeveria synon të përmirësojë ndjeshëm trajtimin financiar të tyre.

“Me buxhetin e ri, nga 1 janari, paga juaj do të rritet në mënyrë të konsiderueshme”, deklaroi Rama.


Kreu i qeverisë bëri të ditur gjithashtu se do të vihen në dispozicion 2,500 euro shtesë për çdo efektiv të angazhuar në front. Sipas tij, kjo shumë do të jetë e njëjtë për të gjithë punonjësit e përfshirë, pa bërë dallime mes tyre.

“Jeni një, dhe një për të gjithë. Shteti do ta fitojë këtë betejë”, u shpreh Rama, duke shprehur mbështetjen e tij për efektivët e Policisë së Shtetit.

Deklaratat e kryeministrit vijnë në një kohë kur në Tiranë po zhvillohen protesta të dhunshme, gjatë të cilave janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit