Një person është therur me thikë mesditën e së dielës në Pejë.
Sipas raportit të Policisë, i dyshuari është arrestuar, ndërsa gjatë arrestimit nga ai është konfiskuar një thikë. Ndërkohë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.








