spot_img
spot_img
Monday, February 16, 2026
spot_img
spot_img

Mali ‘sulmon’ Gretën në BBV: Ti njihesh vetëm si kunata e Selinës

Mali dhe Greta u përballën sot me pyetjet e Stenaldos dhe Shëndritit në rubrikën “Live nga Shtëpia”, që transmetohet nga studioja radiofonike e Top Albania Radio. Gjatë bisedës, të dy komentuan rrugëtimin dhe raportet mes tyre.

Mali deklaroi se arritjet e tij në garë lidhen me karakterin personal dhe mënyrën si është paraqitur para publikut. Ai e drejtoi më pas vëmendjen te Greta, duke thënë se ajo njihet thjesht si kunata e Selinit.

Pjesë nga debati:

Mali: Kam arritur deri këtu falë karakterit tim. Jam i kënaqur sepse e kam treguar veten. Jam përballur me këdo që kam menduar se ia vlen. Mendimet e mia kanë qenë gjithmonë të sinqerta… Nuk jam këtu si Selina, Greta… Jam Mali dhe jam i vërtetë, kam mbajtur qëndrim … Greta njihet si kunata e Selinit, vetëm për këtë…

Greta: Më thirr Greta… nuk po të them as shoku i dikujt, as motra e dikujt, kam hyrë këtu

Mali: Si kunata e Selinit

Greta: Më lejo të flas!

Stenaldo: Mali nuk ndan dot situatën, nga loja në shtëpinë e BBV5 dhe këtu në radio…

Greta: Jam këtu si një njeri shumë emotiv, i vërtetë, me shpërthimë disa herë që nuk i kam hasur në jetën reale. Po njoh disa anë të miat që nuk i njihja as vetë, sepse në këtë format njerëzit të provokojnë të shtyjnë në limite, është e vështirë…

Stenaldo: Kur e sheh drejtimin e lojës… njëri drejtim kishe të shkëpusje mirin nga Selin dhe së dyti të gjesh Mirin tënd… Tani që Miri dhe Selina u ndanë, çfarë do të bësh?

Greta: “Unë gjithmonë do mbaj qëndrimin tim. Unë jam sulmuar që në momentin e parë, por kam qenë gjithmonë Greta… Jam paragjykuar sepse kam dalë keq vetë për të mbrojtur Selinën. Mendoj se loja nuk ka qenë e pastër, por personi më manipulues ka qenë Miri, sepse e ka larguar edhe nga njerëzit e vet, këtë ka kërkuar të bëjë. Unë e kam mbrojtur edhe në pjesën e moralit Selinën.

Mali: Më ka pëlqyer qëndrimi ndaj Mirit. Loja e tij është e fëlliqur, por pse nuk ke të njëjtën qasje me Selinën që po bën të njëjtën gjë me Gimbon?

Greta: Jo, nuk po bën këtë. Unë e di se kush është Selina. Nuk po manipulon.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit