spot_img
spot_img
Monday, March 9, 2026
spot_img
spot_img

Joseph: Ftesa për anëtarësim në Bordin e Paqes tregues i qartë që Kosova po ndërton raporte me Trump 2

Eksperti i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Edward P. Joseph, ka komentuar zhvillimet që lidhen me raportet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai është ndalur veçanërisht te rëndësia e përfshirjes së Kosovës në Bordin e Paqes dhe mënyrën se si kjo ndikon në dialogun strategjik me ShBA-në.


Sipas Joseph, pjesëmarrja e Kosovës në këtë Bord përbën një zhvillim të rëndësishëm në raportet ndërmjet dy vendeve.

“Mendoj se kjo është një ftesë tejet e rëndësishme për Kosovën, të ftohesh në Bordin e Paqes. Fakti që presidentja Osmani ka qenë edhe në themelimin e kësaj organizate në Davos dhe në takimin e parë në Uashington, është shumë e rëndësishme, është tregues i qartë se Kosova po ndërton raporte me Administratën Trump 2”.


“Kjo është e veçantë për shkak se në shtatorin e kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës suspenduan dialogun strategjik me Kosovën dhe kjo që ndodhi është e kundërta e saj, është e qartë se presidentja Osmani po e përfaqëson Kosovën në një formë tjetër të dialogut strategjik dhe kjo ka rëndësi”, tha ai

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit