Egnesa Vitia, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar në lidhje me përfoljet që Osmani mund të jetë kandidate për kryeministre e opozitës së bashkuar.
Vitia e ka cilësuar këtë si propagandë.
Tutje, ajo ka vlerësuar se kjo është një luftë hibride.
Postimi i plotë:
Propaganda e radhës që natyrisht është e PASAKTË:
“Vjosa Osmani kandidate për kryeministre nga opozita e bashkuar (PDK, LDK, AAK dhe NISMA.)”
Këto janë thjesht përpjekje të propaganduesve për të krijuar zhurmë dhe konfuzion, sepse kur mungojnë faktet, shpiken narrativa.
FAKTI I VETËM: këto janë luftë hibride.









