Ish-gjenerali Qehaja: Nuk mund të rrimë duarkryq, Serbia po përgatitet për su*lm ndaj Kosovës

Ish-gjenerali dhe eksperti i çështjeve ushtarake e të sigurisë, Ramadan Qehaja, në një prononcim është deklaruar lidhur me thirrjet në rrjetet sociale për sulm ndaj bazës amerikane Camp Bondsteel në Kosovë, duke e ndërlidhur këtë situatë me zhvillimet më të gjera gjeopolitike dhe pozicionimin e Serbisë në raport me fuqitë globale.

Sipas tij, fakti që Serbia zyrtare është rreshtuar krah vendeve si Irani, Rusia dhe Kina, tregon qartë orientimin e saj kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj, përfshirë Izraelin.

‘’ Me vet faktin që Serbia zyrtare faktikisht është renditur në anën e Iranit, Rusisë dhe Kinës kuptohet së është kundër Amerikës, Izrealit kundër veprimeve luftarake që i kanë ndërmarrë në Irak’’, tha Qehaja.

Në këtë kontekst, Qehaja vlerëson se Kosova nuk duhet ta neglizhojë retorikën dhe zhvillimet aktuale, pasi ato mund të shfrytëzohen si pretekst për sulm.Qehaja paralajmëron se ekziston rreziku që Serbia të tentojë aneksojë veriun e Kosovës.

‘’ Nuk mund të rrimë duarkryq sepse Serbia zyrtare po përgatitet që të bëjë një sulm në Kosovë përkatësisht të aneksojë një pjesë të Kosovës, fjalë është për veriun dhe disa pjesë dhe të na sjellin para një akti të kryer’’, tha Qehaja.

Qehaja thotë se duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë dinamikë dhe të rrisim nivelin e gatishmërisë, sepse kjo situatë mund të shfrytëzohet si rast për sulm ndaj Kosovës.

‘’Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë, të marrim masa vetëmbrojtëse dhe të kemi gatishmëri më të theksuar luftarake sesa që kemi pasur deri tani sepse situata është përkeqësuar dhe mund të shfrytëzohet si rast për sulm ndaj Kosovës’’, tha Qehaja.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit