Shpërthim i fortë në Dubai, Irani godet një nga kullat më të larta; evakuohen banorët (Video)

Një shpërthim i fuqishëm u raportua në zonën Dubai Marina të shtunën, pasi një dron iranian goditi ose u interceptua pranë një kulle banimi të lartë, duke shkaktuar zjarr dhe re të dendura tymi mbi një nga zonat më të frekuentuara të qytetit.

Sipas raportimeve fillestare dhe pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale, tym i zi u pa të ngrihej nga kulla rezidenciale 23 Marina, një nga ndërtesat më të larta në zonën bregdetare të Dubait. Fillimisht mbeti e paqartë nëse dëmet u shkaktuan nga një goditje direkte e dronit apo nga mbetje të një interceptimi nga mbrojtja ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në një deklaratë zyrtare, Dubai Media Office konfirmoi se incidenti ishte shkaktuar nga copëza që ranë pas një interceptimi të suksesshëm, të cilat dëmtuan fasadën e një kulle në Dubai Marina.

“Situata është nën kontroll dhe nuk janë raportuar të lënduar,” thuhet në deklaratë, duke shtur se personat që banonin aty u evakuuan.

Raportimet e para sugjerojnë se droni iranian mund të ketë pasur në shënjestër objekte të dyshuara të sigurisë ose të komandës izraelite, të cilat sipas disa burimeve ndodheshin brenda ndërtesës së lartë. Këto pretendime nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Disa orë më parë, presidenti iranian Masoud Pezeshkian kërkoi publikisht falje ndaj vendeve fqinje të Gjirit që janë prekur nga operacionet ushtarake iraniane.

Në një fjalim televiziv, ai deklaroi se i vinte keq për sulmet dhe se një këshill i përkohshëm drejtues kishte urdhëruar ndalimin e goditjeve ndaj vendeve të Gjirit, përveç rasteve kur territoret e tyre përdoren si baza për operacione kundër Iranit.

Megjithatë, zhvillimet në terren duket se nuk pasqyruan këtë deklaratë. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare si Associated Press, NPR dhe Euroneës, raketa dhe dronë iranianë vazhduan të godasin objektiva në rajonin e Gjirit edhe pas fjalimit të presidentit.

Një tjetër incident u raportua pranë terminalit Concourse A në aeroportin ndërkombëtar të Dubait, ku një dron shpërtheu në afërsi të pistës, duke detyruar autoritetet të pezullonin përkohësisht fluturimet në aeroportin më të ngarkuar në botë për udhëtime ndërkombëtare.

Ngjarjet kanë nxitur kritika edhe brenda Iranit. Sipas medias opozitare Iran International, disa figura politike dhe komentues e akuzuan presidentin Pezeshkian se po shfaqte dobësi, ndërsa televizioni shtetëror iranian vazhdoi të lavdëronte operacionet ushtarake të vendit.

Sipas analizës së Associated Press, zhvillimet tregojnë gjithashtu se Garda Revolucionare iraniane (IRGC), e cila kontrollon arsenalin e raketave balistike dhe dronëve, mund të ketë një ndikim më të madh në operacionet ushtarake sesa qeveria civile e Iranit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit