Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur sot se nëse i ka ofruar presidentes Vjosa Osmani pozitën e ministres dhe nëse i frikësohet fuqisë politike të Vjosa Osmanit nëse ajo kthehet në LDK apo ndonjë parti tjetër,
Kurti nuk është përgjigjur direkt.
Ai ka thënë se me Osmanin ka pasur shumë takime e diskutime, por që i duhet të ruaj konfidencialitetin e tyre.
Sipas tij nuk ë shtë koha për diskutime publike politike me Osmanin dhe nëse ajo një ditë kthehet në politikë është çështje tjetër.
“Ne jemi takuar me presidenten qindra herë në këto më shumë se pesë vite në situata të ndryshme. Kemi pasur diskutime të panumërta. E ruajmë transparencën ë proceseve, por na duhet ta ruajmë edhe konfidencailitetin e bisedave. Ajo është kryetare e shtetit ku unë jam kryeministër. S’është koha që të bëjë diskutime publike politike me presidenten e vendit. Nëse një ditë, siç është paralajmëruar mund të kthehet në politikë, ajo është situatë tjetër”, tha Kurti.









