spot_img
spot_img
Friday, March 6, 2026
spot_img
spot_img

E dhimbshme: Vdes papritur 48-vjeçari gjatë një varrimi në Prizren

Një rast i hetimit të vdekjes është hapur në Prizren, pasi një burrë ka ndërruar jetë papritur gjatë një ceremonie varrimi.

Ngjarja është raportuar më 5 mars 2026, rreth orës 13:30, kur policia është njoftuar se në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren ishte sjellë një person pa shenja jete.

Sipas informacioneve, viktima është Arif Krasniqi, 48 vjeç. Ai ishte dërguar në spital nga ekipi i urgjencës, pasi më herët kishte rënë papritur në tokë gjatë një ceremonie varrimi pranë varrezave të qytetit.

Dëshmitari i rastit, ka deklaruar se viktima kishte qenë pjesëmarrës në varrim kur papritmas u rrëzua në tokë, ndërsa personat e pranishëm kanë kërkuar menjëherë ndihmën mjekësore. Ekipi emergjent e ka transportuar në spital, por 48-vjeçari ka mbërritur pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve e Stacionit Policor në Prizren dhe hetuesit rajonalë, të cilët kanë nisur procedurat hetimore.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Hetim i vdekjes”, ndërsa Instituti i Mjekësisë Ligjore pritet të marrë trupin e pajetë për procedurat e mëtejshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit