Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se 66 deputetë janë në sallë dhe në vazhdimësi po i fton deputetët e opozitës që të bëhen pjesë e seancës.
Fillojnë përgatitjet në Kuvendin e Kosovës për votim për presidentin/en e vendit, pavarësisht që në seancë janë duke munguar deputet e opozitës dhe se për zgjedhjen e presidentit/es duhen 80 vota e në seancë të pranishëm janë 66 deputet.
Ndërkohë që në garë janë dy kandidatët e propozuar nga Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.
Kjo e fundit u propozua në minutat e fundit, pasi që opozita përkundër lutjeve të pushtetit nuk propozoi, e as Vjosa Osmani nuk pranoi nënshkrimet e LVV-së në mënyrë që të mund të shpall kandidaturën e saj edhe për një mandat presidencial.











