spot_img
spot_img
Friday, February 13, 2026
spot_img
spot_img

“Ropt ti q*fsha” – Ja si ndodhi përplasja që Berat Buzhala i sulet fizikisht Albatros Rexhajt/ Pamje

Një debat i tensionuar në emisionin “Opinion” ka degjeneruar në ofendime të rënda dhe tentativë për përplasje fizike mes gazetarit Berat Buzhala dhe shkrimtarit Albatros Rexhaj.

Situata doli jashtë kontrollit kur diskutimi për Gjykatën Speciale kaloi në rrafsh personal, duke bërë që moderatori Blendi Fevziu dhe të pranishmit e tjerë të ndërhyjnë me shpejtësi për të parandaluar një sherr fizik në studio.

Gjithçka nisi kur Rexhaj akuzoi Buzhalën se ka mbështetur krijimin e dhomave të specializuara në të kaluarën, duke i thënë se ai po e degradon debatin pasi me votimin e atij amandamenti i është dhënë e drejta Gjykatës Speciale që ta interpretojë vetë Kushtetutën.

“Je duke e degraduar debatin. Kur e keni kaluar këtë amendament të dhomave speciale, ua keni dhënë të drejtën që ta interpretojnë vetë Kushtetutën; ata e kanë mbyllur. Ju e keni votuar se ka votuar Albini.”, i thotë Rexhaj, gazetarit Buzhala.

Reagimi i Buzhalës ishte i ashpër, duke i kërkuar Rexhajt të heshtë me fjalët “palo qaty” dhe “trus”, me pretendimin se shkrimtari kishte ardhur në emision vetëm për të prishur rrjedhën e diskutimit.

“Hej palo qaty, trus”, dëgjohet duke i thënë Buzhala, Rexhajt.

Eskalimi i rëndë ndodhi kur Rexhaj i kërkoi gazetarit të mbyllte gojën pasi nuk është pronar i debatit.

“Unë ta kuptojë që je ardhë me prish debatin”, dëgjohet duke i thënë Buzhala teksa Rexha jia kthen “Sje ti pronar i debatit, mbylle gojen bre burrë”

Në atë moment, Buzhala ka shpërthyer në ofendime banale duke i thënë “Ropt, ti q*fsha” dhe i është sulur fizikisht Rexhajt, gjë që detyroi moderatorin dhe njërin nga të ftuarit të reagojnë menjëherë për të qetësuar situatën.

“Ma ke pru një zhurmues këtu”, dëgjohet duke i thënë në fund Buzhala, Fevziut.

Ndiqni pamjet:

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit