spot_img
spot_img
Thursday, February 26, 2026
spot_img
spot_img

“Jo me keqpërdorë emrin e familjes Jashari”, Murat Jashari përveçse e refuzoi postin e Presidentit, dërgoi edhe mesazh

“Ka konsensus (pajtim të përgjithshëm) që për president të vjen dikush nga familja e nderuar Jashari”, tha sot i dyti i qeverisë, kryediplomati Glauk Konjufca.

Pra, Murat Jashari nga kjo familje emblematike përveçse e refuzoi një propozim të mundshëm, ai dërgoi edhe mesazh që emri i kësaj familje të mos keqpërdoret.

““Në momente të caktume do ta jap një prononcim. Më shumë se gjithçka si Murat, është emri i Familjes Jashari. Është barrë e madhe mbi supe, dhe unë nuk e kam të drejtën as morale as profesionale emrin e familjes Jashari për poste publike. Unë kam detyrë…prandaj edhe skam dal mu prononcu”.


“Emri i im sa i përket kësaj çështje vjen në vazhdimësi, është përmend saherë që ka ardh në pikëpyetje presidenti. E kam sqaru që s’kam ambicie politike. Familja Jashari ju takon të gjithë shqiptarëve…në mes të qenurit në pozita publike dhe profesionit që kam, unë zgjedh këtë që kam…runa zot naj lufte civile apo rreziku të madh kombëtar ku cenohet bërthama e kombit tonë, atëherë kush jam une mos me sakrifiku për këtë vend. Ama jo me keqpërdorë emrin e familjes Jashari”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit