Hargreaves takon Kurtin, diskutojnë për bashkëpunim në temat e sigurisë dhe krimit të organizuar

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves njoftoi për një takim këtë pasdite me kryeministrin Albim Kurti.

Hargreaves tha se e përgëzoi Kurtin për mandatin e ri dhe me të diskutuan për bashkëpunimin ndërshtetëror për “çështje jetike”.

“Këtë pasdite e përgëzova Kryeministrin Kurti për mandatin e tij të ri. Diskutuam vazhdimin e punës së përbashkët Kosovë – MB, përfshirë bashkëpunimin tonë për çështje jetike si siguria europiane dhe krimi i organizuar serioz”, shkroi ambasadori britanik në një postim në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit