Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj, është rikthyer në shtëpi menjëherë pas përfundimit të spektaklit “Prime” të së premtes.
Ajo kishte munguar përkohësisht gjatë ditës, pasi u dërgua në një spital privat për shkak të problemeve shëndetësore, duke e bërë të pamundur praninë e saj në emisionin live.
Pas trajtimit mjekësor dhe stabilizimit të gjendjes, Elijona u kthye shëndoshë e mirë dhe u prit me ngrohtësi nga banorët. Rikthimi i saj solli lehtësim dhe emocione pozitive, ndërsa ajo vazhdon garën në Big Brother VIP Kosova 4.








