Vdes zyrtari i LDK-së

Ka vdekur Naim Krasniqi, zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Për vdekjen e tij ka shkruar Hykmete Bajrami, duke e vlerësuar kontributin e tij.

“Herët na paska lënë Naim Krasniqi Naimin e kam pasur kryetar nëndege para disa viteve, e kujtoj si sot angazhimin dhe kontributin e tij për LDK-në. Ai përveçse aktivist i palodhshëm ishte familjar i përkushtuar, mik i vërtetë dhe profesionist i respektuar”.

“Naimi përpos kontributit në LDK do të kujtohet edhe për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e bujqësisë në vendin tonë, puna e tij ka lënë gjurmë. Ngushëllimet e mia të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Naimin”, shkroi Bajrami.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit