spot_img
spot_img
Wednesday, February 4, 2026
spot_img
spot_img

Dëmtohet Kurani në Gjakovë, policia nis hetimet

Një ngjarje tronditëse raportohet të ketë ndodhur në Çabrat të Gjakovës, ku persona të paidentifikuar dyshohet se kanë dëmtuar Kuranin.

Aktualisht nuk dihet identiteti i autorëve dhe motivi pas këtij veprimi, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Vlera Krasniqi.

“Sot, në zonën e Çabratit në Gjakovë, është gjetur një libër fetar i dëmtuar. Aktualisht nuk dihet se kush e ka kryer këtë veprim dhe as cili ka qenë qëllimi. Lidhur me ngjarjen është njoftuar prokurori i Prokurorisë Speciale, përderisa jemi duke ndërmarr veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,” ka thënë Krasniqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit