spot_img
spot_img
Wednesday, February 4, 2026
spot_img
spot_img

Një jetë në shërbim të atdheut: Ish-ushtari i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, Ismet Hajdari, pensionohet nga shërbimi ushtarak

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ismet Hajdari, i njohur me nofkën “Buli”, është pensionuar nga shërbimi aktiv ushtarak pas arritjes së moshës 50-vjeçare.


Ismet Hajdari, pjesëtar i Zonës Operative të Shalës gjatë luftës çlirimtare, i ka shërbyer atdheut pa ndërprerje që nga viti 1998, duke u shquar për përkushtim, sakrificë dhe besnikëri të palëkundur ndaj vendit.

Rrugëtimi i tij përfshin tri uniformat më përfaqësuese të historisë së re të Kosovës:
– UÇK-në, gjatë viteve të luftës për liri;
– TMK-në, në periudhën e pasluftës dhe të rindërtimit;
– dhe FSK-në, në fazën e forcimit dhe profesionalizimit të shtetit të Kosovës.
Kontributi shumëvjeçar i Ismet Hajdarit mbetet një dëshmi e gjallë e shërbimit me dinjitet ndaj atdheut dhe një model frymëzimi për gjeneratat e reja që zgjedhin t’i shërbejnë vendit me nder dhe përgjegjësi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit