Arjeta Fejza, deputete e zgjedhur e VV nga Mitrovica, ka dënuar aktin e djegies së bagerit më këtë qytet, një ditë pas rrënimit të disa lokaleve në hapësira publike.
Ajo ka mbështetur kryetarin e Mitrovicës në vendimin për lirimin e hapësirave publike.
Postimi i plotë:
E dënoj ashpër aktin kriminal të mbrëmshëm dhe njëkohësisht e mbështes kryetarin Faton Peci dhe vendimin për lirimin e hapësirave publike.
Kjo nuk është çështje dëshire por është obligim ligjor. Qeverisja komunale në Mitrovicë do të karakterizohet nga rendi, ligji dhe mbrojtja e interesit publik.
Institucionet nuk do të zmbrapsen nga kërcënimet apo veprimet kriminale. Zbatimi i ligjit mbetet prioritet i panegociueshëm.








