spot_img
spot_img
Wednesday, February 4, 2026
spot_img
spot_img

Pas vajzës, Bali Muharremajt i rehatohet edhe dhëndri në Instuticionin e Avokatit të Popullit

Pas punësimit të vajzës së tij, edhe dhëndri i kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, është rehatuar në Institucionin e Avokatit të Popullit.

Leotrim Gërmizaj, dhëndri i Muharremajt, më 26 nëntor 2025 është njoftuar se ka fituar pozitën e Këshilltarit Juridik në Zyrën Rajonale të Avokatit të Popullit në Prizren, duke grumbulluar 76 pikë në procesin e vlerësimit.

Gazeta Insajderi ka tentuar të marrë një përgjigje nga vetë Gërmizaj dhe nga kryetari Bali Muharremaj lidhur me mundësinë e konfliktit të interesit apo ndikimit në procesin e përzgjedhjes, mirëpo asnjëri prej tyre nuk ka kthyer përgjigje.

Ndërkohë, Institucioni i Avokatit të Popullit ka mohuar çdo ndikim në punësimin e dhëndrit të Muharremajt. Në një përgjigje për Insajderin, ky institucion ka deklaruar se të gjitha procedurat e punësimit janë zhvilluar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe rregulloret e brendshme.

“Institucioni i Avokatit të Popullit zhvillon procedurat ligjore për pozicionet e zyrtarëve publikë përmes konkurseve publike, të hapura dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe rregulloret e brendshme. Edhe për këtë pozicion, të gjitha fazat e procesit janë zhvilluar në mënyrë transparente dhe sipas kritereve të përcaktuara në konkurs dhe nuk ka pasur asnjë ndikim jashtë procedurës ligjore. Pozicionet e reja të punës propozohen nga drejtorët e departamenteve, në përputhje me nevojat institucionale dhe planin e brendshëm të personelit. Pas këtyre propozimeve, Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit, si autoriteti përgjegjës për administratën, i miraton ato dhe vazhdon përmes një konkursi publik, në përputhje me Ligjin për Zyrtarët Publikë dhe aktet nënligjore përkatëse. Bazuar në këtë sqarim, ne konsiderojmë se gjetjet që keni dhënë në pyetjet tuaja nuk qëndrojnë, janë hipotetike dhe supozime dhe nuk kërkojnë asnjë koment, ndërsa ne besojmë se përgjigjet janë brenda sqarimit të dhënë”, thuhet në përgjigjen e Instuticionit të Avokatit të Popullit.

Ndryshe, edhe Duresa Muharremaj, vajza e kryetarit të Komunës së Suharekës, është e punësuar në Institucionin e Avokatit të Popullit, në pozitën e Zyrtares Juridike për Pranim dhe Administrim të Ankesave.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit