spot_img
spot_img
Wednesday, February 4, 2026
spot_img
spot_img

Hamza takohet me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, flasin edhe për zhvillimet politike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është takuar sot me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv. I pari i PDK-së njoftoi se me të diskutuan për zhvillimet politike në vendin tonë, marrëdhëniet me këtë shtet, si për forcimin e partneritetit. 

“Mirëprita në selinë e PDK-së ambasadoren e Izraelit në Kosovë, znj. Tamar Ziv. Gjatë takimit diskutuam për zhvillimet aktuale politike në vend, marrëdhëniet dypalëshe dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Izraelit në fusha me interes të përbashkët.

E falënderova ambasadoren Ziv për mbështetjen e vazhdueshme të Izraelit ndaj Kosovës, si dhe për angazhimin e saj në forcimin e lidhjeve miqësore dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve tona.”

Në fund, Hamza tha se partia e tij mbetet e përkushtuar në avancimin e partneriteteve ndërkombëtare që kontribuojnë në stabilitetin, zhvillimin dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit