spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

PDK hyn në koalicion me VV-në në Fushë Kosovë, merr tri drejtori (Emrat)

Votimet e fundit shënuan një kthesë historike për këtë komunë. Valon Prebeza i LVV-së arriti të përmbysë dominimin shumëvjeçar të LDK-së, duke i dhënë fund epokës ku Fushë Kosova konsiderohej “pronë” e partisë së Lumir Abdixhikut.

Për të siguruar stabilitetin e numrave në Kuvendin Komunal, Prebeza ka gjetur partnerin te PDK-ja.


Burimet brenda komunës konfirmojnë se marrëveshja është zyrtarizuar dhe PDK-ja do të marrë drejtimin e tri dikastereve të rëndësishme në qeverisjen e Prebezës.

Emrat e përzgjedhur janë figura të njohura në skenën politike lokale: Mirsad Qyqalla, ish-asamblisti i PDK-së në mandatin e kaluar, do të udhëheqë Drejtorinë e Bujqësisë, Pranvera Merovci, i është besuar drejtimi i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik si dhe Artan Hajrullahu, do të jetë drejtori i ri i Drejtorisë së Gjeodezisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit