Zëdhënësi i Aleancës: Qeveri e turpit, qeveri e dështimit!

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka thën se përfaqësuesit e Vetëvendosjes, nga frika e asaj që i pret nga lideri i tyre, po garojnë mes vete se kush po i shërben më shumë Dejonës.

Ai ka kritikuar edhe kryeprokurorin e ri, duke thënë se, në vend që të fokusohej te krimet dhe rastet e rënda që po ndodhin në vend, emërimi i tij, sipas Xhemailit, u ka bërë argatin Fitores Pacolli, Faton Pecit dhe Liburn Aliut, të cilët kanë njoftuar për pushimin e hetimeve ndaj tyre për korrupsion.

Postimi:

Keta të Vetëvendosjes, në panik e nga frika prej asaj çka i pret nga lideri i tyre suprem këtë ditë, kanë eskaluar totalisht duke u shtyrë se kush po ia bën argatin më shumë Dejonës.

Në të njëjtën kohë, në vend që kryeprokurori i ri të fokusohej te qindra krime në ditë që ndodhin në të gjitha sferat dhe te rasti i rëndë i fundit, emërimi i tij ia paska bërë argatin Fitore Pacollit, Faton Pecit e Liburn Aliut, të cilët njoftuan se paskan pushuar hetimet ndaj tyre për korrupsion.

E po, keni të drejtë që po frikësoheni nga Aleanca.

Qeveri e turpit, qeveria e dështimit!

Qeveri e hajnave, që i sakrifikon disa me i ruajt ata që vjedhin për të.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit