spot_img
spot_img
Thursday, February 12, 2026
spot_img
spot_img

Këta janë disa nga të arrestuarit nga aksioni i gjerë i Prokurorisë

Dhjetëra persona janë arrestuar deri tash nga Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të udhëhequra nga shumë prokurorë të cilët janë duke realizuar një aksion të gjerë në gjithë vendin.

Siç merr vesh Gazeta deri në këto momente, në gjithë Kosovën janë arrestuar dhjetëra persona të cilët dyshohen për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe falsifikim të dokumentit”.

Gazeta merr vesh ekskluzivisht se disa nga të arrestuarit janë: Sami Mazreku-ish drejtor i BKS-së, Valon Berisha-ish drejtor i financave në BKS, Valon Duraj, Naser Biri, ish pronari i Parts Center.

Lajmin për aksionin e madh, për Gazetën e ka konfirmuara edhe Petrit Kryeziu, kryeprokurori i Prizrenit, i cili tha se është duke e udhëhequr aksionin në Prishtinë.

“Aksioni është i gjerë dhe përfshinë të dyshuar në të gjithë Kosovën. Target kemi më shumë se 40 persona”, tha Kryeziu.

Aksioni është zhvilluar në Prizren, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Rahovec, Podujevë, Obiliq, ndërsa kanë marrë pjesë dhjetë prokurorë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit