Nasim Haradinaj përmes dy videove në “Facebook” ka kujtuar kohën me babain dhe vëllezërit në Suedi.
Sipër videove Haradinaj shkroi:
“Në këtë fillim viti po ndaj një copëz kujtimesh nga ajo kohë kur ne tre vëllezërit u ribashkuam me babën tonë në Suedi.
Ishin ditë të ftohta, por zemrat i kishim plot.
M’u desh me marrë “leje” prej BACËS, kinse me më mbrojtë nga Naimi, se më ngucëte pa pushim me topa bore.
S’fitova betejën, ama e neutralizova situatën 😄
E në fund, ajo që mbeti s’ishte kush fitoi e kush humbi, por një skenë e pastër gëzimi, loje dhe uniteti familjar.
Kujtime që nuk zbehen kurrë, sepse aty ku ka bashkim, ka gjithmonë ngrohtësi, edhe n’borë.”










