spot_img
spot_img
Tuesday, December 30, 2025
spot_img
spot_img

“Nuk do të jem pjesë e Kuvendit të Kosovës” – Viktor Buzhala e konfirmon se ka dështuar të bëhet deputet

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Viktor Buzhala, ka njoftuar sot se, bazuar në trendin aktual të numërimit të votave, ai nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës:
“Të nderuar,

për shkak të numrit jashtëzakonisht të madh të mesazheve ditëve të fundit, më janë bllokuar përkohësisht dy messenger-at në Facebook. Jam munduar t’ju përgjigjem të gjithëve, por për shkak të kontaktimit nga mbi 10 mijë veta, Facebook e ka konsideruar aktivitet të dyshimtë dhe ma ka bIIokuar mundesinë t’ju kthej përgjigje.

Deri tani, kur është numëruar rreth një e treta e votave, në bazë të trendit është e qartë se nuk do të jem pjesë e Kuvendit të Kosovës. Renditem kah fundi i listës dhe verdiktin tuaj e pranoj pa asnjë mëdyshje.

Gjatë gjithë fushatës jam fokusuar në promovimin e programit të Lëvizjes Vetëvendosje! dhe jo në promovimin tim personal. Videot ku promovohej programi kanë arritur miliona shikime dhe kjo më bën krenar.

Gjithmonë kam qenë lojtar ekipi dhe jam jashtëzakonisht i lumtur që ekipi, pjesë e të cilit jam, ka arritur fitore madhështore. Kjo për mua ka qenë më e rëndësishmja.

Ah po, ndoshta do të zhgënjej shumke, ama ndërmend s’e kam ME LESHU PE.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit