Një situatë e rëndë dhe plot ankth ka shoqëruar 24 orët e fundit çiftin e njohur Adri Rogaqi dhe Iliriana Sadriu, pasi vetura e tyre luksoze e tipit “Audi” ishte vjedhur parmbrëmë në Zhelinë.
Sipas vetë çiftit, ekzistonte frika reale se automjeti mund të shitej për pjesë ose të përdorej për ndonjë aktivitet kriminal, gjë që e bënte situatën edhe më alarmante. Megjithatë, pas kërkimeve intensive që zgjatën një ditë të tërë, rasti ka marrë një epilog pozitiv.
Vetura është gjetur falë angazhimit të njësitit policor intervenues ALFA, ndërsa lajmin e ka konfirmuar vetë Adri Rogaqi përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet pranë makinës së tij të zezë.
“Më në fund, pas shumë kërkimeve të njësitit intervenues (ALFA), gjindet vetura. Falënderim për të gjithë ata që na ndihmuan dhe na përkrahën moralisht,” – ka shkruar ai.








