Aktivistja dhe piktorja Shkurta Haxhiu është e eliminuara e dytë e mbrëmjes së premte në spektaklin Big Brother VIP Kosova 4.
Ajo nuk i “mbijetoi” një nominimi ku të nominuar ishin edhe Alba Pollozhani, Labinot Rexha, Benita Zena dhe Dolce, si të dënuar pasi thyen rregullat e shtëpisë.
Ajo pati akuza të rënda për produksionin, duke thënë se ata nuk i dhanë hapësirë që ajo të tregojë historinë e saj.
“Shpresoj Big Brother i Shqipërisë të ma mundësojë të shkoj atje”.
E njëjta, pati kritika negative edhe në drejtim të opinionisteve, Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari, ku u shpreh: “Ju jeni opinionistet më negative që kam takuar ndonjëherë”.








