Kërçeli tregon se si e priti Konjufca zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, është deklaruar lidhur me pamjet e Glauk Konjufcës nga seanca ku Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente e vendit, në të cilat ai nuk shihej në disponim të mirë.


Kërçeli ka sqaruar se pamja e tij ishte pasojë e lodhjes dhe ka theksuar se Konjufca i është gëzuar zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit.

‘’I pash disa pamje në media online, nuk mendoj që ka pas diçka zoti Konjufca, normalisht të gjithë kemi qenë të tensionuar gjatë gjithë ditës dhe normalisht që mund të ketë qenë pak edhe lodhja, prej mëngjesit kemi qenë në objektin e Kuvendit, po ashtu edhe ditën e hënë ishte i njëjti rast. Unë mendoj që Konjufca e ka mirëpritur këtë zgjedhje, mendoj se normalisht edhe ai ka qenë i gëzuar për faktin se Republikës së Kosovës tanimë po ofrohen institucione stabile. Mendoj që ato kanë mundur me qenë momente kështu të kapura nga kamerat, por më shumë ka qenë lodhja’’, ka thënë Kërçeli.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit