Ish-ministri i jashtëm, kandidat për deputet nga PDK, Enver Hoxhaj thotë se Bashkimi Evropian ka qenë i padrejtë në mënyrën se si e ka trajtuar Kosovën. Ai thotë se heqja e sanksioneve më sa pakti ka qenë meritë e qeverisë dhe Kurtit, ku sipas tij meritor më shumë e sheh opozitën.
Por kontributi konkret sipas Hoxhajt, ka qenë ai i Edi Ramës, i cili ka bindur presidentët Macron dhe Melon gjatë Samitit Ballkan–BE.
“Bashkimi Evropian ka qenë i padrejtë në mënyrën se si e ka trajtu Kosovën. Më së pakti ka qenë meritë e qeverisë dhe zotit Kurti, nëse ai bën përpjekje që të merrë meritë unë them që Kurti e ka parë vetëm në media lajmin se nuk ka pas lidhje për atë se çka po ndodh në Bruksel. Meritor më shumë e shoh opozitën, letren e zotit Hamza dërguar në Paris e në Bruksel, por letrën edhe të kryetarit të LDK-së, dërguar qendrave evropiane sesa ndonjë kontribut të zotit Kurti. Por kontributi konkret ka qenë i Edi Ramës, i cili në darkën e Samitit, Ballkan – Bashkim Evropian, ka qenë Edi Rama i cili e ka bind Macronin dhe Melonin që këta të marrin vendim për heqjen e sanksioneve.
Çfarë ka ndodh në këto dy javët e fundit është që në një forum, ku ambasadorët e shteteve të BE-së takohen në Bruksel, Gjermania dhe Austria kanë insistu që të hiqen sanksionet, Franca dhe disa shtete kanë vendos që të mos hyj në rend të ditës fare dhe vetëm me insistim të Edi Ramës, në raport me Macronin dhe Melonin është vendos që të hiqen 50% të sanksioneve dhe pjesa tjetër në fund të janarit.Unë nuk e di se cfarë u ka thënë Edi Rama, se nuk kam fol me të, kam fol me dy tre shtete që e kanë shty këtë temë. Ata thonë që ka qenë insistim i tij që kjo të ndodhë”, tha ai.








