Policia ka njoftuar se një person ka vdekur në Skenderaj.
I njëjti është sjellë pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).
Rasti është raportuar më 28 tetor, rreth orës 22:40, në rrugën “Fazli Grajqevci”.
Sipas raportit të Policisë, viktima, mashkull kosovar, ishte sjellë me autoambulancë në QKMF në Skenderaj, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.








