‘Bindu se edhe na jemi lodhë’- Audio-incizimi tregon se si trajtohej Arlinda Zekaj në Polici

Një incizim i publikuar së fundmi në media zbulon bisedën mes Arlinda Zekajt dhe zyrtarit policor Faruk Muçolli, disa ditë para vrasjes së saj.


Në bisedën e publikuar në emisionin MAT, Zekaj dëgjohet duke kërkuar zbatimin e vendimit për urdhërmbrojtje ndaj ish-bashkëshortit të saj, ndërsa shpreh shqetësimin për gjendjen e djalit të saj dhe mosveprimin e institucioneve.

Gjatë komunikimit, zyrtari policor i thotë se nuk është i obliguar të merret me të, duke shtuar: “Sa herë po vjen pe lyp Farukin, po të del Faruki. Nuk jam i obligum, bindu se nuk jam”.


Madje, në një pjesë ai i thotë “Jemi lodhë me ty” dhe “Se po e presin punët e tjera”.

Në vijim, ju sjellim transkriptin e plotë të bisedës së publikuar në emisionin MAT:

Arlinda Zekaj: Unë jam e interesuar, kur e pash djalin që është shkatërruar shëndeti mendor i djalit tem, s’keni vepru kurrgjë.


Faruk Muçolli: Sa herë shkove në Inspektorat ti për këtë situatë?

Arlinda Zekaj: Edhe miliona herë. Edhe flej aty


Faruk Muçolli: A ke paraqitë kërkesë ndaj neve? A ke paraqit?

Arlinda Zekaj: Nuk di unë, jo s’di unë.


Faruk Muçolli: Nuk din? Sa herë më thirr inspektorati unë i them le të paraqet ankesë me shkrrim. Të kam thënë edhe atë ditë unë s’jam i obligum me u marrë me ty se kam obligime, sa herë po vjen pe lyp Farukin, potë del Faruki. Nuk jam i obligum, bindu se nuk jam.

Arlinda Zekaj: Faruk unë jam lodhë, duhet me zbatu aktvendimin, kaq shumë e thjeshtë është.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit