Lahi Brahimaj, i shoqëruar nga kryetari i Gjakovës Ardian Gjini dhe kanidatët e tjerë për deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë takuar banorët e Rekës së Keqe, si dhe të lagjeve Mulla Jusuf, Çabrat dhe Çarshia e Vjetër.
Teksa ka ndarë pamje nga takimet, Gjini ka shkruar:
“Kjo është më shumë se një fushatë – është një qëndrim i sinqertë pranë njerëzve që na përkrahin, pranë qytetarëve që besojnë, angazhohen dhe zgjedhin të kontribuojnë për vendin e tyre.
Bashkë, me dialog dhe besim, ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Kosovën tonë
Aleanca Krah Teje!”.








