“Jeni duke bërë dëm substancial” – Tahiri i kritikon deputetët e VV-së për deklaratat ndaj Haradinajve

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar deputetët e Vetëvendosjes, Taulant Kelmendin dhe Arjeta Fejzën, për deklaratat e tyre ndaj Haradinajve.


Duke folur në Kuvend, Tahiri iu drejtua Kelmendit, duke e kritikuar për mënyrën se si, sipas tij, e ka trajtuar një fotografi dhe një drekë, për të ngritur akuza ndaj një deputeti.

“Me u çu me lidh një njeri, një deputet… kjo është ulët. Menon që e fiton një lajm, mirëpo personalisht ke hup”, ka thënë Tahiri.


Ai shtoi se kishte qenë gabim kur kishte kërkuar që Aleanca t’ia jepte votën Kelmendit në balotazh.

Tahiri kritikoi edhe deputeten Arjeta Fejza, duke e akuzuar se kishte folur për akuza ndaj kryeministrit për dhunë në familje, duke u bazuar, sipas tij, në informacione të dëgjuara në media.

“Po a e dini bre çka ni në media për juve bre”, u shpreh Tahiri, duke përmendur edhe raste të tjera për të cilat, sipas tij, nuk duhet të ngrihen akuza pa u vërtetuar informacionet.

Në fund, deputeti i AAK-së u bëri thirrje dy deputetëve të VV-së që të mos veprojnë në këtë mënyrë.

“Mani bre se nuk bon kështu me bë, jeni tu bo dëm substancial”, deklaroi Tahiri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit