Një person është gjetur pa shenja jete në lagjen Velania në Prishtinë.
Bëhet fjalë për M.S., 42-vjeçar.
I njëjti, sipas burimeve të njëjta, dyshohet se ka vdekur nga mbidoza.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, i cili ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 10:30, Policia ka pranuar informatën se në rrugën ‘Ymer Prizreni’ në Prishtinë gjendet një person pa shenja jete. Menjëherë pas pranimit të informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur viktimën, mashkull, i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Pllana.






