Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë sot është shoqëruar me tensione dhe kaos, pasi deputetët e Partisë Demokratike kanë hedhur sende në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Opozita bllokoi menjëherë foltoren, ndërsa fjalën e mori lideri i PD-së, Sali Berisha.
Në fjalën e tij, ai u shpreh se deputetët socialistë meritonin plumbat e gomës dhe gazin lotsjellës të hedhur në protestë dhe menjëherë, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i hoqi fjalën për gjithë ditën.
Gjatë tensioneve, Peleshi ka ndërprerë dy herë seancën.
Ngjarja ndodhi pas votimit dhe miratimit të projektligjit për Bankën e Shqipërisë, në një seancë të shoqëruar me përplasje dhe protesta nga ana e opozitës.
Pas përfundimit të votimit, kryeministri Edi Rama është larguar nga salla e Kuvendit, ndërsa situata e tensionuar ka vijuar gjatë punimeve parlamentare.








