Gazeta përmes burimeve të saj, ka mësuar se ka ndodhur një vdekje e dyshimtë në lagjen Velani në Prishtinë.
Sipas informacioneve fillestare, rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa ende nuk dihen detaje zyrtare lidhur me shkaqet e vdekjes apo identitetin e viktimës.
Gazeta ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione rreth rastit, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka pranuar përgjigje.








